PROJEKTUAR PËR DREJTIM DINAMIK

MAZDA3 HATCHBACK 2024

DIZAJN I JASHTËZAKONSHËM

Mazda3 Hatchback zgjon të gjitha shqisat tuaja. Ndjesia e saj sportive e drejtimit do të bëj për vete këdo.

NJË VEPËR ARTI

Mazda3 Hatchback 2024 është një vepër arti, projektuar për lumturi dhe adrenalinë. Dizajn elegant japonez me linja tërheqëse që pasqyrojnë ambientin përreth.

Test drive
ONLINE

Madza3 2024 prezanton karakteristika të avancuara të lidhjes me botën dhe infotainment. Përdorni aplikacionet tuaja të preferuara me Apple CarPlay® ose Android Auto™.

KËNAQËSI E PËRSOSUR GJATË UDHËTIMIT

Performancë e jashtëzakonshme falë motorëve Skyactiv me teknologjinë M Hybrid.

Test drive

MAZDA3 2024 po ju pret

VLERËSIMI MUJOR I QIRADHËNIES

Gati për të porositur apo për të marrë më shumë detaje mbi financimin? Le të llogarisim ofertën më të mirë për ju dhe t'ju lëvizim një hap më pranë zotërimit të Mazdës suaj të re.

Kërko një ofertë

EX­TE­RI­OR TËRHEQËS

Mazda3 2024 prezanton bukurinë e dizajnit të sofistikuar dhe elegant japonez. Linjat e rafinuara dhe sipërfaqet e shndritshme luajnë me dritën dhe pasqyrojnë mjedisin përreth në një mënyrë panoramike.

FORMË UNIKE

Konturet rrjedhëse krijojnë reflektime që shtrihen përgjatë anës së trupit teksa drejton automjetin, duke bërë që Mazda3 Hatchback 2024 të spikasë kudo.

FENERË MAHNITËS

Kodo Turn Signal është tipari dallues i fenerëve të Mazda. Të zjarrtë, me ndriçim të fuqishëm ata reflektojnë rahjet e zemrës në çdo moment që ndriçojnë.

TRUP ELEGANT

NGJYRA DINAMIKE

Teknologjia inovatore Takuminuri, duket sikur është pikturuar me dorë në telajo, duke theksuar një shprehje dinamike të dizajnit Kodo.

EDICIONI HOMURA

Homura, ose "zjarri" në japonisht, jep një përshtypje rezatuese. Paketa mbresëlënëse e pajisjeve dhe gama e detajeve emocionuese të dizajnit dhurojnë një përvojë drejtimi të rafinuar, komode dhe gjithmonë emocionuese.

ZBULO MË SHUMË

NAGISA

E punuar në përsosmëri, Mazda3 Nagisa 2024 ofron një estetikë të re "retro-moderne" me një brendësi ngjyrë të zezë dhe me qepje ngjyrë terrakote që ndërthuret bukur me Zircon Sand Metallic. Pajisjet e saj sigurojnë përvojë luksoze të drejtimit.

ZBULO MË SHUMË

ZGJIDH KATEGORINË TËNDE

PRIME-LINE

PRIME-LINE
 

Prime Line vjen me karakteristika tërheqëse të disponueshme në të gjithë gamën, duke përfshirë sistemin Mazda M Hybrid, ekranin me ngjyra dhe aftësitë e jashtëzakonshme infotainment me wireless Apple CarPlay® dhe Android Auto™ wireless.

EXCLUSIVE LINE

EXCLUSIVE LINE

 

Exclusive Line ofron elegancë shtesë dhe rehati. Disqe alloy gri 18" , sensorë parkimi përpara, sediljet e përparme me ngrohje, kontrollin e temperaturës Dual Zone, aksesin pa çelës dhe karikimin pa fibër.

HOMURA

HOMURA

 

Homura ndez pasionin tuaj me detaje emocionuese si dizajni i sofistikuar, xhamat e privatësisë, disqet alloy të zinj 18" , interiorin e zi me qepje të kuqe dhe pasqyrat e jashtme të zeza.

NAGISA

NAGI­SA

Edicioni luksoz Nagisa ofron një integrim të veçantë të veçorive sportive dhe sharmit retro. E veshur me Zircon Sand Metallic, dizajni pasurohet më tej me ngjyrën terrakote brenda, duke krijuar një përvojë drejtimi që është vërtet unike.

RELAKSOHUNI NË INTERIORIN E RAFINUAR

Një interior që integron në mënyrë të përsosur estetikën dhe teknologjinë japoneze. Kënaqësi si për drejtuesin ashtu edhe për pasagjerët, pjesa e interiorit të Mazda3 Hatchback 2024 ofron një kombinim unik të rehatisë dhe elegancës.

TEKNOLOGJIA DHE
SIGURIA

Mazda3 2024 ofron dy motorë e-Skyactiv G, si dhe e-Skyactiv X revolucionar që përdor teknologjinë unike të Mazda për një përvojë drejtimit të avancuar. Motorët vijnë të pajisur me sistemin Mazda M Hybrid për të ofruar një ekonomi dhe performancë të shkëlqyer karburanti.

test drive
FRENIMI AUTOMATIK EMERGJENT

Hardueri automatik i frenimit të emergjencës është përditësuar për të përmirësuar sigurinë dhe performancën, madje edhe gjatë natës, duke siguruar gjithashtu përmirësimin e identifikimit të këmbësorëve dhe biçikletave.

SISTEMI INTELIGJENT ISA

Intelligent Speed Assist (ISA) zbulon sinjalet e trafikut në mënyrë super të saktë për të dhënë informacion të besueshëm në çdo moment gjatë udhëtimit.

SISTEMI INTELIGJENT CTS

Cruising & Traffic Support (CTS) ndihmon në parandalimin e lodhjes duke reduktuar monotoninë e trafikut stop-and-go me auto-steering që përshtatet me çdo situatë, së bashku me ndihmën e përshpejtuesit dhe frenimit.

ALARMI I DREJTIMIT TË SHKUJDESUR

Sistemi monitorues i drejtuesit jep alarme audible nëse devijoni nga rruga, duke ju ndihmuar të qëndroni të përqendruar për një drejtim më të sigurt dhe më të rehatshëm.

MAZDA3 SE­DAN 2024

Me profilin e saj të gjerë dhe të ulët, Sedan Madza3 2024 ofron një pamje klasike, por me të njëjtën performancë emocionuese dhe stil japonez.

VIZITO SHOWROOM

QËNDRONI NË KONTAKT ME MAZDA3 2024

Zbuloni më shumë rreth Mazda3 Hatchback 2024.

Automjetet e paraqitura mund të mos jenë të njëjta me modelet e destinuara për tregun shqiptar.

Ngjyrat dhe disa veçori të brendshme dhe të jashtme të paraqitura mund të ndryshojnë nga modeli aktual dhe automjetet mund të pajisen me shtesë opsionale ose opsionale.

Të gjitha çmimet e paraqitura janë çmime jo të detyrueshme të rekomanduara nga Mazda, me TVSH (20%) dhe taksë speciale për automjetet motorike për modelet pa opsione.