NDIZE PASIONIN

2024 MAZDA3 HOMURA & NAGISA

ELE­GAN­CË QË PERFORMON

Në Mazda3 Homura 2024, pasioni i zjarrtë nderthuret me dizajnin e mrekullueshëm, duke rrezatuar besim dhe bukurinë japoneze. Nagisa e merr këtë pasion dhe shton një prekje magjepsëse "retro moderne".

 

ZBULO HOMURA DHE NAGISA

NAGISA

MAZDA3 HATCHBACK

 

• Disqe 20 të Zinj Metalik

• Sistem Mazda Personalizimi

• Sedilje të ventiluara

• Sedilje e pasme me ngrohje

• Monitor 360°

 

HOMURA – NDJESI DINAMIKE

Rehatohuni në interiorin sportiv, me cilesi Premium. Sediljet me pëlhurë të zezë dhe qepja elegante e kuqe përgjatë ndenjëseve, panelit të drejtimit, kroskotit etj, shërbejnë për të maksimizuar rehatinë tuaj për një drejtim dinamik.

NIVEL TJETËR I BUKURISË

DISQE TË ZEZA ALLOY 18

Disqet elegante alloy të zinj 18, shtojnë një theks energjik dhe modern në dizajnin e sofistikuar të automjetit, duke i dhënë gjithashtu një prekje që spikat nga të tjerët.

XHAM PRIVATËSIE

Privatësi e plotë prej xhamit, që përmirëson pamjen e përgjithshme të automjetit dhe njëkohësisht shton një nivel shtesë të sofistikimit.

PASQYRA ANËSORE TË ZEZA

Pasqyrat e anësore të zeza theksojnë pamjen e jashtme të bukur, duke i dhuruar automjetit me tepër elegancë.

NAGISA – SHARM VINTAGE

Befasohuni nga edicioni Mazda3 Nagisa, cilësi Premium të interiorit. Mbështetësja e krahut dhe kroskoti janë në sinkron me ngjyrën e zezë të sediljeve dhe me qepje ngjyrë terrakote. E plotësuar me tiparet sportive dhe materiale të cilësisë së lartë në të gjithë kabinën, ajo shpalos sofistikimin e modernizuar me një prekje retro dinamike.

DIZAJN I RAFINUAR

SISTEMI BOSE® SOUND

Edicioni Nagisa përmban një gamë të gjerë të opsioneve tërheqëse, të tilla si një sistem me 12 altoparlantë Bose surround-sound me një dizajn elegant, përpunimin e sinjalit Bose® Centerpoint, teknologjinë e kompensimit të zhurmës BassMatch dhe AudioPilot.

SEDILJE TË OPTIMIZUESHME

Një ndenjëse me fuqi 8-palëshe me mbështetje lombare të optimizueshme ju lejon të drejtoni automjetin me vetëbesim, duke ju vënë në pozicionin e përsosur për të shijuar rrugën. Edicioni Nagisa përmban memorien e pozicionit të drejtimit për t'u përshtatur automatikisht me pozicionin e preferuar të çdo drejtuesi.

DISQE 18' ALLOY TË ZEZA

Disqet alloy të zinj 18 integrohen në dizajnin mahnitës dhe dinamik, teksa japin një tipar sofistikimi dhe individualiteti.

XHAM PRIVATËSIE

Xhami privat krijon një ndjesi ekstra të sofistikuar, duke moderuar pamjen e përgjithshme të automjetit dhe duke dhuruar më shumë privatësi.

PASQYRA ANËSORE TË ZEZA

Pasqyrat anësore të zeza shpalosin punimin Zircon Sand Metalik. Së bashku me tipare të tjera të ngjashme në të zezë metalike, përcjellin një pamje edhe më sportive dhe të rafinuar.

QËNDRONI NË KONTAKT ME MAZDA3

Zbuloni më shumë rreth Mazda3 Hatchback.

Automjetet e paraqitura mund të mos jenë të njëjta me modelet e destinuara për tregun shqiptar.

Ngjyrat dhe disa veçori të brendshme dhe të jashtme të paraqitura mund të ndryshojnë nga modeli aktual dhe automjetet mund të pajisen me shtesë opsionale ose opsionale.

Të gjitha çmimet e paraqitura janë çmime jo të detyrueshme të rekomanduara nga Mazda, me TVSH (20%) dhe taksë speciale për automjetet motorike për modelet pa opsione.