Zbulo

Udhëtime të paharrueshme

Kënaqësia në drejtim vjen si standard në çdo model Mazda. Mazda pyeti një panel ekspertësh se cilat rrugë mendojnë se janë të denja për makinat fantastike të markës japoneze. Rezultati është një listë e rrugëve më të mira që ofrojnë disa vende të botës.

BEST HILL­CLIMB: PI­KES PEAK, USA

Në numra: 12.2 milje, 156 kthesa, 1438 metra, ngjitja rekord: 7:57.148 minuta

Vendi i garës vjetore ndërkombëtare të Hill Climb në Pikes Peak. Ky mal masiv ngrihet 4,302 m mbi Kolorado dhe udhëtimi drejt majës zgjat një orë për drejtuesin mesatar. 

Udhëtimi më i mirë në kthesa malore: IROHAZAKA, JAPONI

Të gdhendura në malet e qytetit të vogël Nikko, kthesat e shpeshta të rrugës Irohazaka përbëjnë një nga rrugët më të vështira dhe më të bukura në botë. “Për shekuj me radhë njerëzit vinin në Irohazaka për një eksperiencë shpirtërore. Por në këto ditë janë besimtarët e artit të drifting ata që bëjnë pelegrinazhin”, thotë Nik.

Udhëtimi më i mirë bregdetar: Rruga e Oqeanit Atlantik, Norvegji

Në numra: 5.14 milje, 8 ura: gradient maksimal 8%

Tani e përjetësuar në filmin më të fundit të James Bond, No Time To Die, kjo rrugë lidh një sërë ishujsh në mënyrë spektakolare. "Është një përzierje befasuese e peizazheve mahnitëse natyrore dhe inxhinierisë inovative," shpjegon Dan. "Kjo rrugë dëshmon se njerëzit mund të lënë gjurmën e tyre në botë në një mënyrë më të sigurt për mjedisin".

Rruga Targa Florio, Siçili

Në numra: 277 milje, gara e parë: 1906

 

Gjurmimi i një prej garave më legjendare në botë nëpër Siçili është një udhëtim që duhet ta ndërmarrë çdo entuziast i automjeteve. “Nga viti 1955 deri në 1973, Targa Florio përfshihet në Kampionatin Botëror të Makinave Sportive. Sot ju mund të udhëtoni vetë në "pistën", duke kaluar kthesat malore në ishullin e Siçilisë, duke kaluar gjatë rrugës ikonike të garave të shkuara ", shton Odiel.

Mazda CX-3 do të ishte një zgjedhje ideale për të përshkruar këto rrugë mbresëlënëse!

 

 

 

 

 

Udhëtimi më i mirë në rrugë urbane: Porto, Portugali

Në numra: 4.6 milje, xhiro rekord: 2:27.53 minuta

 

Duke drejtuar në këtë vend të bukur të Trashëgimisë Botërore, është e vështirë të besohet se garuesit e Çmimit të Madh kalonin me shpejtësi nëpër rrugët e tij të ngushta. Por ata bënë pikërisht këtë në vitet 1958 dhe 1960. “Porto është një nga qytetet e mia të preferuara”, thotë Odiel. "Është një qytet ku nuk ju mungon asgjë, ku mund të shijoni lehtësisht dy ose tre ditë duke u endur mes rrugëve të vjetra të Ribeira."

Udhëtimi më i bukur: Route 66, USA

Në numra: kalon 8 shtete dhe 3 zona kohore, i autorizuar për herë të parë: viti 1926


Lidhja e Çikagos, Illinois me Santa Monikën në Kaliforni mbi 2500 milje është rruga më e famshme e Amerikës. “Të kuptosh Route 66 do të thotë të kuptosh Amerikën gjatë 100 viteve të fundit. Është një vend i formuar tërësisht nga automobili dhe njerëzit që janë të apasionuar”, thotë Jack.

Inspirim në bord

Zbuloni se çfarë e bën Mazda-n një markë si askush tjetër: unike, ekspresive, individuale. Ne kemi mbledhur disa nga përmbajtjet më frymëzuese për atë që hyn në makinat tona. Gati për të hipur në bord?

Evolucioni i një ikone

Lindja e një legjende: zbuloni etapat që kthyen Mazda CX-5 në një nga SUV-ët më të shitur në klasën e vet.

Mëso më shumë
MAZDA CX-5: njihuni me projektuesit

Duke u dhënë lirinë për të ndjekur frymëzimin e tyre, ata e kthyen vizionin dhe filozofinë e Mazda-s në një SUV-ët më të shitur.

Mëso më shumë
Dizajn unik japonez

Eksploroni arsyet pas reputacionit të Mazda-s rreth dizajnit ikonik. Mjeshtrit tanë Takumi përdorin një gjuhë formash dhe hapësire për të krijuar ndjenjën e lëvizjes dinamike.

Mëso më shumë