Brenda Mazda CX-60 që ka shumë hapësirë, materialet e kuruara me kujdes si druri i vërtetë panje, lëkura me cilësi të lartë, tekstilet japoneze dhe detajet e kromit, kombinohen në harmoni të përsosur me mjeshtërinë japoneze që arrin nivelet më të larta të cilësisë.
Çdo udhëtim do të jetë shumë i këndshëm, falë sistemit audio premium Bose® me 12 altoparlantë. Sistemi përmban përpunimin e sinjalit Bose Centerpoint® dhe teknologjinë e kompensimit të zhurmës AudioPilot® 2.
Gjithçka që ju nevojitet, pikërisht aty ku ju nevojitet: Ekrani me prekje 12,3 inç është i pajisur me Apple CarPlay™ dhe Android Auto™ të lidhur me wireless, në mënyrë që të mund të lidhni celularin dhe të kontrolloni sa më lehtë funksionet e muzikës, telefonit dhe aplikacionit tuaj në ekranin e madh.
Mazda CX-60 është e pajisur me teknologjinë e krijuar për të bërë jetën tuaj më të lehtë. Me kamerën 360°, ju keni një pamje të plotë në çdo zonë përreth makinës, duke e bërë parkimin shumë të lehtë.