UDHËTIMI MË I BUKUR NUK PËRFUNDON KURRË

MAZDA CX-5 E RE

583 L 

Kapaciteti i bagazhit

Deri nË 15.6"

Ekrani qendror

100

Aplikacione të integruara të Google**

2.000 KG

KAPACITET TËRHEQJEJE

MË INTELIGJENTE, MË E SIGURT, GATI PËR ÇDO SFIDË

Mazda CX-5 e re vijon një trashëgimi të ndërtuar mbi besueshmërinë dhe përshtatshmërinë. E dizajnuar për të përmbushur nevojat e përditshme, ajo vjen e pajisur me teknologjitë më të fundit që mbështesin çdo udhëtim, ndërsa hapësira e brendshme e shtuar ofron më shumë fleksibilitet për ju dhe familjen tuaj. Kjo është Mazda CX-5 e një niveli tjetër, e ndërtuar me mjeshtëri dhe përshtatur për jetën moderne familjare.

SIGURI NË ÇDO UDHËTIM

Me fokusin te ekuilibri dhe kontrolli edhe më i avancuar, Mazda CX-5 e re e bën çdo udhëtim të lehtë dhe të këndshëm. Përjetoni një përshpejtim të butë dhe manovrim të ndjeshëm që ju mban të lidhur me rrugën dhe ju jep besim kur jeni në timon.

01 SIGURI NË ÇDO UDHËTIM

Me fokusin te ekuilibri dhe kontrolli edhe më i avancuar, Mazda CX-5 e re e bën çdo udhëtim të lehtë dhe të këndshëm. Përjetoni një përshpejtim të butë dhe manovrim të ndjeshëm që ju mban të lidhur me rrugën dhe ju jep besim kur jeni në timon.

SIGURI NË ÇDO UDHËTIM
HAPËSIRË E KRIJUAR PËR STILIN TUAJ TË JETESËS

E projektuar me kujdes deri në detaj, brenda dhe jashtë, Mazda CX-5 e re ofron më shumë rehati, funksionalitet dhe hapësirë. Me më shumë vend për pasagjerët dhe një bagazh të zgjeruar, ajo përshtatet me çdo ditë tuajën, pavarësisht çfarë nga axhenda që keni.

02 HAPËSIRË E KRIJUAR PËR STILIN TUAJ TË JETESËS

E projektuar me kujdes deri në detaj, brenda dhe jashtë, Mazda CX-5 e re ofron më shumë rehati, funksionalitet dhe hapësirë. Me më shumë vend për pasagjerët dhe një bagazh të zgjeruar, ajo përshtatet me çdo ditë tuajën, pavarësisht çfarë nga axhenda që keni.

HAPËSIRË E KRIJUAR PËR STILIN TUAJ TË JETESËS
TEKNOLOGJI E SIGURT

Mazda CX-5 e re vjen me sisteme të avancuara sigurie dhe lidhje të pandërprerë që përmirësojnë çdo moment drejtimi. Është Mazda e parë me Google të integruar, që ofron aplikacionet më të rëndësishme dhe funksione të plota të integruara për përdorim më të lehtë dhe më të shpejtë.

03 TEKNOLOGJI E SIGURT

Mazda CX-5 e re vjen me sisteme të avancuara sigurie dhe lidhje të pandërprerë që përmirësojnë çdo moment drejtimi. Është Mazda e parë me Google të integruar, që ofron aplikacionet më të rëndësishme dhe funksione të plota të integruara për përdorim më të lehtë dhe më të shpejtë.

TEKNOLOGJI E SIGURT

PROJEKTUAR PËR TË TËRHEQUR VËMENDJEN

E krijuar me estetikën tradicionale japoneze, silueta sportive e Mazda CX-5 të re karakterizohet nga proporcione të balancuara, para me një pamje të egër dhe mbrapa me një pamje që bie në sy. Me filozofinë e dizajnit Kodo të vlerësuar ndërkombëtarisht, ky model ofron një automjet modern dhe fleksibël që garanton një ndjesi të lartë kontrolli dhe besimi në çdo udhëtim.

INTERIOR I DIZAJNUAR ME KUJDES NË ÇDO DETAJ

Interiori i Mazda CX-5 të re përmirëson jetën tënde të përditshme me komoditet, hapësirë dhe fleksibilitet. Hapësira e bollshme për shpatullat dhe këmbët në të gjitha sediljet siguron një udhëtim të qetë, ndërsa materialet e qëndrueshme dhe zona e ngarkesës fleksibile janë gati për çdo aventurë. Ekrani i madh qendror dhe ndriçimi ambiental krijojnë një hapësirë që ofron elegance dhe rehati.

REHATI PËR ÇDO PASAGJER

E ndërtuar për të përmbushur nevojat e përditshme, kabina e brendshme është një kombinim i rehatisë dhe funksionalitetit. Ofrohet hapësirë e bollshme për kokën, supet dhe këmbët, madje mjaftueshëm edhe për vendosjen e një sediljeje për fëmijë. Sedilja e pasme me ndarje 40:20:40 përshtatet lehtësisht për pasagjerë ose bagazhe, duke e bërë Mazda CX-5 shumë komode për çdo udhëtim tuajin.

BAGAZH ME KONFIGURIM FLEKSIBËL

Pavarësisht nëse ngarkoni biçikleta, valixhe apo pajisje të përditshme, hapësira e bagazhit është krijuar për të përmbushur një gamë të gjerë nevojash. Dyshemeja e sheshtë dhe lartësia e shtuar e bëjnë ngarkimin më të lehtë dhe më praktik në çdo situatë. Dizajni i menduar me kujdes e bën vendosjen e sendeve të thjeshtë dhe bën që të gjitha gjërat të jenë të aksesueshme me lehtësi.

TEKNOLOGJI E AVANCUAR

Mazda CX-5 e re ofron ndërlidhje intuitive dhe teknologji të besueshme që mbështesin çdo udhëtim. Çdo funksion është krijuar për të qenë i natyrshëm dhe pa ndërprerje në përdorim, qoftë për të qëndruar i informuar, për të naviguar me lehtësi apo për të pasur akses të lehtë në ekranin digjital.  

GOOGLE I INTEGRUAR**
Lexo më shumë

Me Google** të integruar, është njëlloj sikur të kesh një bashkëudhëtar dixhital në çdo udhëtim. Çdo udhëtim është i lidhur, i personalizuar dhe të ofron ndihmë. Google Gemini***, Google Maps*** dhe Google Play*** janë gjithmonë gati për përdorim. Thjesht kërko nga Gemini të rrisë temperaturën, të gjejë destinacionin, të bëjë telefonata apo të kontrollojë pajisjet smart të shtëpisë, pa hequr duart nga timoni.

APLIKACIONI MYMAZDA
Lexo më shumë

Aplikacioni MyMazda ju mban të lidhur me makinën, kudo që ndodheni. Kontrolloni statusin e automjetit, gjeni vendndodhjen e tij dhe dërgoni lokacione direkt në sistemin e navigimit, gjithçka, nga telefoni juaj. I krijuar për të thjeshtuar përvojën tuaj si pronar, aplikacioni ju ofron funksionet më të rëndësishme në celularin tuaj.

APPLE CARPLAY® & ANDROID AUTO™
Lexo më shumë

Qëndroni të lidhur edhe gjatë udhëtimit me Apple CarPlay® dhe Android Auto™. Mazda CX-5 e re ju ndihmon të qëndroni të përqendruar në rrugë, duke ju ofruar qasje të lehtë në aplikacionet tuaja të preferuara, drejtpërdrejt nga ekrani i makinës.

EKRAN NË XHAMIN E PËRPARMË
Lexo më shumë

Ekrani Head-Up në xham projekton informacionin kryesor, si shpejtësinë dhe udhëzimet e drejtimit, direkt në vijën tuaj të shikimit mbi xhamin e përparmë. Kjo redukton shpërqendrimin dhe ju ndihmon të mbani vëmendjen në rrugë. Është një veçori diskrete që bën një ndryshim të qartë në çdo udhëtim.

SIGURI QË JU JEP BESIM NË ÇDO UDHËTIM

Mazda CX-5 e re ofron një gamë të plotë teknologjish të avancuara të sigurisë, të dizajnuara për t’ju mbështetur në çdo situatë. Qoftë gjatë udhëtimeve të përditshme apo në rrugë për fundjavë, sistemet ndihmëse për drejtuesin punojnë në heshtje në sfond, duke ndihmuar në uljen e stresit dhe rritjen e vëmendjes. Shijoni çdo rrugë me qetësi dhe besim.

KAMERË 360 GRADË
Lexo më shumë

Në shpejtësi të ulët ose gjatë parkimit, sistemi i monitorimit 360° ju ndihmon të shihni gjithçka përreth apo poshtë makinës përmes disa pamjeve të zgjedhshme nga kamerat. Kur makina qëndron në vend, shfaqet një grafikë 3D që ju jep një pasqyrë të qartë, të cilën mund ta rregulloni lehtësisht me prekje në ekranin qendror. Edhe kur pasqyrat janë të palosura, sistemi siguron pamje të dedikuara anësore për të rritur pamje edhe në hapësira të ngushta.

FRENIM INTELIGJENT PËR SIGURI MË TË MADHE
Lexo më shumë

Smart Brake Support ndihmon në identifikimin e rreziqeve të mundshme, duke ofruar ndihmë të shpejtë në frenim kur është e nevojshme. Traffic Jam End Support siguron frenim të sigurt kur afroheni me një bllokim në trafik. Funksioni i zbulimit gjatë parkimit ju ndihmon të shmangni përplasjet me objekte përpara ose pas makinës gjatë parkimit.

MONITORIMI I KËNDEVE TË ERRËTA
Lexo më shumë

Qoftë në autostradë apo gjatë kalimit në kryqëzime të ngarkuara, kjo teknologji rrit besimin në drejtim duke ju ndihmuar të reagoni më shpejt ndaj rreziqeve të papritura. Për shembull, sistemi ju paralajmëron për automjetet që afrohen nga prapa kur ndryshoni korsinë. Sinjalizimet jepen përmes sinjaleve vizuale, tingullit dhe dridhjeve në timon.

SHPEJTËSI E PËRSHTATUR AUTOMATIKISHT PËR NJË UDHËTIM MË TË QETË (MRCC)
Lexo më shumë

Mazda Radar Cruise Control ruan një shpejtësi të caktuar dhe një distancë të sigurt me automjetin para, duke u përshtatur në mënyrë të butë me rrjedhën e trafikut. Sistemi përdor edhe të dhëna nga harta për të ulur shpejtësinë në kthesa. Është krijuar për t’ju mbështetur në drejtim duke ofruar siguri dhe qetësi në distanca të gjata.

LEHTËSI DHE SIGURI NË ÇDO UDHËTIM (CTS)
Lexo më shumë

Cruising & Traffic Support ofron ndihmë të butë në drejtim, përshpejtim dhe frenim gjatë udhëtimit në autostrada. Një funksion i ri për ndihmë në ndryshimin e korsisë aktivizohet kur ndizni sinjalin e parakalimit dhe ndihmon në kryerjen e ndryshimeve të sigurta dhe të buta të korsisë, duke drejtuar automatikisht makinën kur rruga është e lirë.

PËRVOJË E PËRMIRËSUAR NË DREJTIM

Drejtimi i Mazda CX-5 të re ofron ndjesi të butë, precize dhe të sigurt në çdo situatë. Motori i përmirësuar 2.5 litra benzinë ofron më shumë çift rrotullues në xhiro të ulëta për përshpejtim më të shpejtë, kontroll më të mirë dhe një përvojë drejtimi më të këndshme. Përjetoni harmoninë mes makinës dhe drejtuesit, një lidhje unike që ne e quajmë “jinba ittai”.

MOTORI I PËRMIRËSUAR 2.5 LITRA e-Skyactiv-G

Mazda CX-5 e re vjen e pajisur me një motor të rafinuar benzinë 2.5 litra me teknologji mild-hybrid, duke balancuar performancën me efikasitetin dhe duke përmbushur standardet e emetimeve Euro 6e. E disponueshme si në versionin me dy rrota aktive (2WD), ashtu edhe me katër rrota aktive (4WD) me transmision automatik, ajo përshtatet lehtësisht me stilin tuaj të drejtimit. Me një kapacitet tërheqës deri në 2,000 kg, aventurën tuaj të radhës nuk e ndal asgjë. 

ZGJIDHJA IDEALE PËR FLOTËN E KOMPANISË

 

Mazda CX-5 e re është një zgjedhje e zgjuar për flotat e kompanive, duke ofruar çmime konkurruese, kosto të ulëta operimi dhe kënaqësi të qëndrueshme në drejtim. Me dizajnin e saj të gjithanshëm, teknologjinë e besueshme dhe ndjesinë e rafinuar të drejtimit, ajo përmbush nevojat e biznesit dhe ato personale pa asnjë kompromis.

QËNDRONI TË PËRDITËSUAR ME RISITË E MAZDA CX-5

* Kapacitet tërheqës me frenim

** Google i integruar: Google Maps, Google Gemini dhe Google Play do të jenë të disponueshme gjatë një periudhe prove falas, pas së cilës do të aplikohet një tarifë abonimi. Për të përdorur aplikacionet, ju nevojitet një smartphone i pajtueshëm iOS ose Android dhe një kartë SIM me një plan të dhënash të operatorit celular. Aplikacionet e disponueshme ndryshojnë sipas vendit. Detajet e tarifës së abonimit do të njoftohen në një datë të mëvonshme. Gjatë dhe pas periudhës së provës falas, ju gjithashtu mund të hyni në të gjitha shërbimet duke përdorur një smartphone të pajtueshëm iOS ose Android dhe një kartë SIM me një plan të dhënash të operatorit celular. Mund të aplikohen tarifa shtesë.

*** Google, Gemini, Google Play dhe Google Maps janë marka tregtare të Google LLC.  Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas pajisjes, vendit dhe gjuhës.

Apple CarPlay® dhe Android Auto™ janë marka të regjistruara tregtare në SHBA dhe në vende të tjera. Apple, logoja e Apple, Apple CarPlay®, Apple Watch, App Store dhe iPad janë marka të regjistruara tregtare të Apple Inc.