ngaj makinen ne unison me te.

JINBA ITTAI

jin­ba it­tai

KALI DHE KALORESI, MAKINA DHE SHOFERI

Vozitja me një Mazda vë një buzëqeshje në fytyrën tuaj sa herë që jeni në rrugë. Makinat tona janë shumë më tepër sesa për ngarje nga A në B, ato janë të dizajnuara dhe të ndërtuara për kënaqësi të pastër drejtimi. Ne e quajmë atë Jinba Ittai, një lidhje midis jush dhe makinës si një kalE dhe kalorës.

drive together

TE PROJEKTOSH NJE NDJENJE

Kur drejtoni një Mazda, kurrë nuk vozitni vetëm. Përjetoni një ndjenjë të unitetit dhe harmonisë me makinën, një lidhje midis jush që është e vështirë për t'u përshkruar me fjalë sikur ju ngisni makinën tuaj së bashku, të ndjeheni së bashku, të akseleroni, frenoni dhe të buzëqeshni së bashku. Eshtë një ndjenjë që ne realizojme në çdo makinë që bëjmë.

SHPIRTI I NDRYSHIMIT

VENDOSMERIA PER SUKSES

Mazda ka një frymë sfiduese që na shtyn të kemi sukses edhe kundër pengesave të mëdha. Kur prodhuesit e tjerë të makinave thanë se nuk ishte e mundur, ne prodhuam një makinë sportive me një motor rotativ dhe fituam garën më të ashpër të qendrueshmerise, 24 orët e Le Mans, kur askush nuk besoi se do mundeshim.

Të guxosh të jesh ndryshe

Inxhinierët tanë të durueshëm ndërtuan Cosmo Sport, makinën e parë sportive të prodhimit në masë në botë me një motor rotativ

Të guxosh të jesh ndryshe

Pas një humbje, Mazda u bë prodhuesi i parë japonez që fitoi Le Mans në 1991 dhe me një makinë garash me motor rotativ - i pari ne bote.

Të guxosh të jesh ndryshe

Mazda vazhdon të sfidojë status quo-në me makina si RX-Vision, me motorin e saj rotativ të gjeneratës tjetër Skyactiv-R

TEKNOLOGJIA

NDERTUAR PER KENAQESI TE PASTER NE NGARJE

I gjithë hulumtimi dhe zhvillimi ynë i palodhshëm në teknologji është krijuar për të bërë më shumë sesa të përmirësojme performancën dhe sigurinë, është krijuar me ju në mendje, për t'ju dhënë kënaqësi të pastër drejtimi dhe një ndjenjë ngazëllyese të kontrollit.

INOVACIONI

SKYACTIV-X, GJENERATA E RE

E ardhmja është këtu në formën e motorit të ri të novacionit të Mazda's Skyactiv-X. Eshtë një hap i rëndësishëm në përpjekjen tonë për të zhvilluar motorin ideal me djegje te brendeshme, ndërsa pasuron jetën e njerëzve përmes 'kenaqesise të drejtimit' dhe mbrojtjes së planetit tonë të bukur.

MESONI ME SHUME

DIZAJNI

KODO- SHPIRTI I LEVIZJES

Ne besojmë se një makinë duhet të ndezë emocione, duke bërë që zemra juaj të garojë përpara se të merrni  timonin. Edhe kur qëndroni ne te akoma, një Mazda përcjell një sens lëvizjeje tërheqëse, që ju bën të dëshironi ta drejtoni atë. Kjo është Kodo - Soul of Motion, filozofia jonë e projektimit.

PRODHIMI

NGA DUART TONA TEK JU

Asgjë nuk e zëvendëson aftësinë e dorës së njeriut dhe fuqinë e prekjes njerëzore kur harton një Mazda. Duhen 20 vjet trainim që modeluesit tanë të argjilës të shndërrojnë idetë në modele me madhësi të jetës, por një pjesë e sekondës për tu transferuar nga Kodo: Soul of Motion Design në makinat tona.

ZBULONI ME SHUME

ALL-WHEEL-DRIVE

ALL-WHEEL I ZAKONSHEM NUK ESHTE I MJAFTUESHEM

Kur kushtet e rrugës dhe motit janë sfiduese, ju dëshironi rehati dhe kontroll total. ACTIV All-Wheel-Drive i yne përdor 27 sensorë për të kontrolluar kushtet 200 herë në sekondë. Shijoni kontrollin e sigurt në çdo teren, në cfareddo mot dhe ndjeheni në harmoni të përsosur me makinën.

MESONI ME SHUME

i-activsense

MBROJTJE E GJITHANESHME

Teknologjitë tona inovative të sigurisë i-ACTIVSENSE ju japin mbrojtje të gjithanshme nga rreziqet dhe nga ato që mund të mos i shihni. Ndërsa vozitni në trafikun e qytetit, gjatë udhëtimeve të gjata ne autostradë, natën, sistemet tona të kamerave dhe sensorëve punojnë pa probleme së bashku për t'ju mbajtur më të sigurt, për kënaqësinë maksimale të drejtimit.

MESONI ME SHUME