2021 MAZDA CX-3

SUV-i ynë unik dhe kompakt është bërë për jetën e qytetit!

Për eksploruesit urbanë

Mazda CX-3 është ndërtuar gjithmonë për të festuar gëzimin e pastër të drejtimit të makinës. Mazda CX-3 2020 ju vë në zemër të përvojës së drejtimit, si kurrë më parë. Me bukurinë e saj të rafinuar, mjeshtërinë superiore dhe performancën sportive falë teknologjisë së fundit Skyactiv, SUV-i ynë kompakt do ta bëjë çdo udhëtim të veçantë.

Ndërtoj Mazdën time
Me hapësirë, e megjithatë kompakte

E krijuar enkas për jetën e qytetit, Mazda CX-3 ka përmasat e duhura.

Dizajn i ri KODO

Dizajni ynë i mirënjohur Kodo, ofron një hyrje të hatashme.

GRI POLIMETAL

Një ngjyrë e re e vendos Mazda CX-3 në dritën perfekte.

E dizenjuar për të ngjallur gëzim

Të gjitha tiparet dhe të gjitha teknologjitë në Mazda CX-3, shërbejnë për një qëllim të vetëm: krijimin e përvojës së përsosur dhe të rehatshme të drejtimit të makinës. Ndjeni lidhjen midis jush dhe makinës tuaj si kurrë më parë. Ne e quajmë këtë ndjesi Jinba Ittai.
 
Kërkoni një provë në ngarje dhe provojeni vetë pse Mazda CX-3 është makina perfekte për të lëvizur nëpër qytet. 

Rezervoni një provë për ngarjen e makinës

Komfort i lartë

Uluni në interiorin e dizenjuar me kujdes

Gjithçka në lidhje me interiorin e Mazda CX-3 2020 është menduar me përpikmëri. Fabrikuesit ekspertë krijuan një sërë dizajnesh unike dhe ekspresive, si sediljet me gjysmë lëkurë. Rehatohuni në këto sedilje të rikonstruktuara që minimizojnë lodhjen dhe ju lejojnë të shijoni edhe më shumë drejtimin e makinës.

Teknologji SKYACTIV

E shpejtë dhe e përgjegjshme

Motorët Skyactiv të Mazda CX-3 2020 sigurojnë një moment më të fuqishëm rrotullimi, emetime gazrash më të pastra, siguri të shkëlqyer dhe kursejnë më tepër karburant - pa rënduar aspak performancën e automjetit në kënaqësinë e drejtimit të makinës.

E projektuar sipas një ndjenje

Për një hyrje elegante

Filozofia jonë e dizajnit frymëzon jetën dhe personalitetin në makinat tona - Mazda CX-3 2020 nuk bën përjashtim. Dizajni i mirënjohur Kodo është përmirësuar për t'i dhënë SUV-it tonë kompakt, pamjen e një makine të fortë, por delikate, që bie lehtësisht në sy.

Komfort i lartë

Uluni në interiorin e dizenjuar me kujdes

Gjithçka në lidhje me interiorin e Mazda CX-3 2020 është menduar me përpikmëri. Fabrikuesit ekspertë krijuan një sërë dizajnesh unike dhe ekspresive, si sediljet me gjysmë lëkurë. Rehatohuni në këto sedilje të rikonstruktuara që minimizojnë lodhjen dhe ju lejojnë të shijoni edhe më shumë drejtimin e makinës.

Teknologji SKYACTIV

E shpejtë dhe e përgjegjshme

Motorët Skyactiv të Mazda CX-3 2020 sigurojnë një moment më të fuqishëm rrotullimi, emetime gazrash më të pastra, siguri të shkëlqyer dhe kursejnë më tepër karburant - pa rënduar aspak performancën e automjetit në kënaqësinë e drejtimit të makinës.

E projektuar sipas një ndjenje

Për një hyrje elegante

Filozofia jonë e dizajnit frymëzon jetën dhe personalitetin në makinat tona - Mazda CX-3 2020 nuk bën përjashtim. Dizajni i mirënjohur Kodo është përmirësuar për t'i dhënë SUV-it tonë kompakt, pamjen e një makine të fortë, por delikate, që bie lehtësisht në sy.

Një hapësirë e qetë

Ne jetojmë në një botë të zhurmshme. Kjo është arsyeja pse kabina e Mazda CX-3 2020 është një vend ku mund të arratiseni nga zhurmat. Ajo është përmirësuar me nivele të reja izolimi për të minimizuar zhurmën e rrugës dhe të erës dhe për më tepër kemi bërë ndryshime në suspension për një udhëtim vërtet të rehatshëm.

Lidhje pa mundim

Mazda Connect është bërë edhe më e mirë me Apple CarPlay ™ dhe Android Auto. Mazda CX-3 2020 vjen gjithashtu me CarPlay Wireless*, i pajisur gjithmonë me veçoritë më të fundit të lidhjes për një makinë edhe më të rehatshme.

*Në varësi të shkallës

Sistem zanor BOSE®

Ju mund ta ndjeni vërtet muzikën me sistemin zanor surround me shtatë altoparlantë Bose®, i cili ju lejon të luani muzikë me fuqinë e një performance live dhe me një cilësi të shkëlqyer zëri, të dizenjuar në mënyrë akustike për Mazda CX-3 2020.

 

Ekran HEAD-UP

Mbani sytë në rrugë duke përdorur ekranin Head-Up, mjaft të lehtë për t'u lexuar, me informacione mbi shpejtësinë, navigimin kthesë pas kthese, këmbësorët dhe shenjat e komunikacionit.

Vizioni i modeluesit

Ndërveprimi i ngjyrës së trupit dhe detajeve

Shtylla të zeza

E zeza e theksuar me shkëlqim, krijon një kontrast sportiv me ngjyrën e trupit

Rrota me aliazh argjendi

Ato shkojnë shumë mirë me ngjyrën e kuqe të kristaltë

Vetëbesim në çdo drejtim

Ne duam që t'ia kaloni sa më mirë brenda Mazda CX-3 2020. Prandaj ajo ka elemente inovative sigurie dhe teknologji, të cilat ofrojnë mbrojtje dhe asistencë për t'ju lejuar të drejtoni mjetin me siguri dhe lehtësi edhe në zona të panjohura, me shumë njerëz ose me ndriçim të dobët.

Mbështetje e avancuar frenimi SMART CITY

Ora e pikut mund të jetë një sfidë edhe për shoferët me përvojë. Sistemi ynë i avancuar i frenimit Smart City, ju ndihmon të shmangni përplasjet frontale gjatë udhëtimit në zonat urbane ose trafikun e ngjeshur. 

MAZDA RADAR CRUISE CONTROL

Mazda Radar Cruise Control përdor një radar me valë për të gjykuar shpejtësinë dhe distancën relative të makinës para jush dhe kontrollon automatikisht shpejtësinë e automjetit për t'i bërë udhëtimet e gjata edhe më të rehatshme.

Çmimet

Me Mazda CX-3, ne kemi arritur të përsosim përvojën tuaj të drejtimit të makinës nëpërmjet dizajnit, teknologjisë dhe manovrimit. Të paktën, këtë tregojnë çmimet dhe vlerësimet e marra. Por ne nuk kënaqemi duke u ndalur këtu. Duam të vazhdojmë përpjekjet drejt përsosmërisë, sepse, në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme për ne është përvoja juaj e drejtimit të mjetit.

Qëndroni në kontakt me MAZDA CX-3 2020

Zbuloni më shumë rreth Mazda CX-3 2020. Përjetoni vetë ndjesinë e ngarjes së makinës me një test drive ose eksploroni broshurat tona.

1Makinat e treguara mund të mos jenë të njëjta me modelet e destinuara për tregun shqiptar. Ngjyrat dhe veçoritë e caktuara të brendshme dhe të jashtme të paraqitura mund të ndryshojnë nga modeli aktual dhe makinat mund të pajisen me shtesa opsionale.

Të gjitha çmimet e paraqitura janë çmime të rekomanduara jo detyruese nga Mazda Motor, përfshirë TVSH-në (20%) dhe Taksa speciale. Për shkak të kompleksitetit të llogaritjes së taksave, mund të ndodhin mospërputhje të caktuara, kështu që pyesni dealer-in tuaj Mazda për çmimin e saktë të një modeli të veçantë.